• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
100 TË DËSHPËRUAR NË BRIGJET E ITALISË/ “Open Arms” akuzon Matteo Salvinin si ksenofobë dhe racistë
Home
Nderkombetare

100 TË DËSHPËRUAR NË BRIGJET E ITALISË/ “Open Arms” akuzon Matteo Salvinin si ksenofobë dhe racistë

19 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një organizatë humanitare spanjolle hodhi poshtë të dielën ofertën e Spanjës për të pranuar më shumë se 100 imigrantë kryesisht afrikanë që ndodhen në një anije shpëtimi të cilën Italia nuk kishte pranuar ta lejonte të ankorohej. Organizata humanitare tha se ishte shumë e rrezikshme që anija të lundronte aq larg.

“Jemi në një gjendje emergjence ekstreme humanitare,” tha një zëdhënëse e organizatës bamirëse “Open Arms”.

“Ajo që u nevojitet është të zbarkojnë menjëherë. Është e paimagjinueshme që të lundrojmë edhe për gjashtë ditë të tjera; aq do të na duhej që të mbërrinim në Algeciras,” një port spanjoll.

Anija e “Open Arms” i mori imigrantët në brigjet e Libisë, por ata kanë ngecur prej rreth dy javësh në brigjet e Italisë.

Ministri i Brendshëm anti-imigracion Matteo Salvini ka refuzuar t’i lejojë imigrantët të zbarkojnë në ishullin jugor italian të Lampeduzës, pjesë e masave kundër anijeve bamirëse të shpëtimit, për të cilat ai thotë se lehtësojnë kontrabandën e migrantëve nga trafikantët njerëzorë në Libi.

Spanja tha se ishte “e pakonceptueshme” që Italia nuk i ka pranuar imigrantët, duke urdhëruar portin e saj të Algeciras të ishte e gatshme të pranonte anijen.

“Open Arms”, një organizatë bamirëse spanjolle që ndërmerr operacione shpëtimi për ata që përpiqen të arrijnë në Evropë ndërsa ikin nga lufta, persekutimi ose varfëria, akuzoi Salvinin se po përdor 107 imigrantët për “propagandë ksenofobe dhe raciste”.

Zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez tha se situata në anije ishte “urgjente” dhe “e papërballueshme” për 107 migrantët në bord, përfshirë dy fëmijë.

Varka e shpëtimit fillimisht kishte 147 imigrantë në bord, por Italia lejoi 40 të dilnin në breg, përfshirë disa që ishin të sëmurë dhe 27 që thanë se ishin të mitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE MBAJTUR SEKRET/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)
Previous article "NUK PATA FAT"/ Khedira: Dua të fitoj tre trofet me Juventus, Ronaldo? Ai është një shembull

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT