• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“100 MIJË LEKË PËR NJË VEND PUNE SI ROJE”/ SPAK çon për gjykim zyrtarin e bashkisë të akuzuar për ryshfet
Home
Aktualitet
Kronikë

“100 MIJË LEKË PËR NJË VEND PUNE SI ROJE”/ SPAK çon për gjykim zyrtarin e bashkisë të akuzuar për ryshfet

26 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK njoftoi ditën e sotme se ka dërguar për gjykim një zyrtar të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për korrupsion. Bëhet fjalë për Erjon Buçukun, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës. SPAK sqaron se hetimi është kryer bazuar në pamjet filmike të transmetuara nga emision televiziv ku shfaqen veprime korruptive të të pandehurit Buçuku.

“Është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erjon Buçuku… ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje e shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare,” citohet në njoftim.

Buçuku është i disati zyrtar i akuzuar nga SPAK së fundmi për akuza të ngjashme. Më 17 korrik, u kërkua gjykimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion në një tender. Më herët, këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në shkurt u arrestua ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, Alda Klosi, e cila akuzohet për pastrim parash. Ndërkohë, në janar të këtij viti u dënua me vendim të formës së prerë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u kap në përgjime telefonike duke pranuar 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë peshk në këmbim të një vendi pune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA MERR VENDIMIN/ Emergjenca e energjisë elektrike shtyhet deri në fund të vitit
Previous article NIVEL I ULËT I SHEQERIT NË GJAK? Çfarë të hani për të rritur energjitë në trup

s.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT