• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 KG MARJUANË/ Çfarë vendosi gjykata për 4 të arrestuarit në Shkodër
Home
Breaking News

100 KG MARJUANË/ Çfarë vendosi gjykata për 4 të arrestuarit në Shkodër

1 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg nkatër të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Segmenti”.

Trupa gjykuese dha masën e sigurisë burg pa afat për Nardi Malaj, 45 vjeç, Jozef Ndoci, 34 vjeç dhe Aurel Tanushi, 24 vjeç, ndërsa për Dod Dodanin, 41 vjeç u dha masa e sigurisë burg me afat 35 ditë pasi Prokuroria kërkon të verifikojë prova shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga policia ishin të paqarta.

Në seancën gjyqësore mësohet se Ndoci dhe Malaj  kanë pranuar akuzat për trafik droge  dhe pala mbrojtëse kërkoi “arrest shtëpie”.

Ndërsa Tanushi dhe Dodani i kanë mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës kërkuan për ta detyrim paraqitje.

Katër personat u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në makinën “Audi” në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

“Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram”, sqaron policia.

Po ashtu, në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Si bëhej plazhi në Durrës në vitet e Komunizmit (FOTOT)
Previous article POLEMIKA DHE DYSHIME NË SPANJË/ Ndryshohet papritur arbitri i "El Clasico"-s, ja arsyeja

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT