Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka postuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
“Është koha për barazi”, shkruan Rama.
Teksa na ndajnë 51 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me shpenzimet buxhetore për politikat e barazisë gjinore.
Më pas ai ka faktuar se është shpenzuar 9% e buxhetit, duke e krahasuar edhe me vitin 2013, gjatë të cilit është shpenzuar 0%.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.