Ditët e fundit në rrjetet sociale është bërë virale, një lojë e cila tregon se si kanë ndryshuar prej një harku kohor prej 10 vitesh.
Sfida “10 years challenge” është bërë nga të gjithë njerëzit e njohur.
Por kësaj sfide nuk mund tu shpëtojë as politikanët e rëndësishëm të Shqipërisë të cilët kanë ndryshuar shumë.
AlpeNews.al ju sjell rastet kur politikanë shqiptarë kanë ndryshuar shumë:
1. Kryeministri Edi Rama, i njohur për stilin e tij gjithnjë të veçantë vijon edhe pas 10 vitesh me të njëjtën origjinalitet. Kollaret, çitjanet e xhaketat janë gjithmonë pjesë e tij.
2. Sali Berisha dhe ky duket se nuk ka ndryshuar shumë, vetëm sa është thinjur. Mendjen akoma e ka te pushteti dhe te revoltat popullore.
3. Monika është e vetmja politikane e cila duket se ka ndryshuar plotësisht, operacionet kanë bërë të veten.
4. Lulzim Basha kryetari i opozitës, veç disa kileve më tepër vijon me të njejtin model flokësh e të njëjtin model xhaketash.
5. Presidenti Meta është një nga rastet ku sfida e viteve i shkon më shumë se kushdo tjetër. Këtij i thonë dobësim!
/AlpeNews.al