• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 vjet PAVARESI/ Presidenti Meta mesazh urimi KOSOVES: Gjithmonë përkrah jush në ndërmarrjet më të guximshme
Home
Shqipëri

10 vjet PAVARESI/ Presidenti Meta mesazh urimi KOSOVES: Gjithmonë përkrah jush në ndërmarrjet më të guximshme

17 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Sot Kosova feston 10 vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një mesazh urimi, duke iu përcjell të gjithë qytetarëve urimet më të ngrohta.

“I nderuar Zoti President,

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore.

Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë.

Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.

Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar.

Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe.

Së bashku me urimet më të mira e vëllazërore, për konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Përzemërsisht,”

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUSANNA SCHROBSDORFF/ Berlini e mban veshur historinë si një jorgan
Previous article VIDEO/ "Vendet turistike", Franca i dedikon një reportazh Shqipërisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT