• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
10 vjet burg për vrasësin e 25-vjeçares Elidona Demiraj, prindërit: Iku si nuse dhe u kthye e vdekur
Home
Aktualitet
Kronikë

10 vjet burg për vrasësin e 25-vjeçares Elidona Demiraj, prindërit: Iku si nuse dhe u kthye e vdekur

3 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Arben Rexha, 32-vjeçari i cili vrau gruan e tij në Britani 2 vite më parë është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë e Londrës.

Sipas “DailyMail” në vitin 2016, Rexha vrau gruan e tij, 25-vjeçaren Elidona Demiraj, pasi dyshonte në virgjërinë e saj. Këtë gjë shqiptari e ka deklaruar edhe gjatë seancave gjyqësore, ku është shprehur se arsyeja pse vrau gruan e tij ishte se dyshonte nëse nuk kishte qenë e virgjër kur ishin martuar.

Rexha e vrau Elidona Demirajn vetëm 3 muaj pasi ishin martuar në Shqipëri dhe ajo kishte shkuar në Britani për të jetuar me të. Sipas prokurorit të çështjes Richard Christie çifti ishte martuar me mblesëri.

Ai e vrau 25-vjeçaren në mënyrë mizore, duke i prerë pjesërisht kokën nga trupi dhe duke i shkaktuar rreth 27 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Në një deklaratë të lexuar para gjykatës, familjarët e së ndjerës thanë: “E nxorëm vajzën si nuse nga shtëpia për ta na kthyer të vdekur. Pa pikë dyshimi, dhimbja jonë është e njëjtë me atë të ditës kur mësuam lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi vajzën për tre muaj dhe nuk e lejonte të takohej me njerëz”.

Një ditë para se të ndodhte ngjarja, Elidona kishte qëndruar me disa miq në Luton pasi kishin pasur një zënkë me Rexhën, por ky i fundit kishte shkuar për ta takuar dhe ishte kthyer bashkë me të.

Hetuesit shpjeguan se ai besonte që e reja po dilte me dikë tjetër dhe ishte bërë xheloz.

 

Vetë Rexha i tha policisë se ishte bërë i fiksuar për lidhjet e mëparshme të Elidonës dhe dyshimeve se ajo kishte pasur një abort. Ai u tha gjithashtu oficerëve se kishte menduar se ajo ishte përdhunuar nga një person.

“Ai u fiksua kaq shumë pas virgjërisë së saj, sa u fut në internet për të gjetur informacion sesi mund të dallosh nëse dikush është i virgjër”, u tha nga hetuesit në gjykatë.

Ndërkohë avokati mbrojtës i 32-vjeçarit tha se ky i fundit kishte pësuar “episode skicofrenie” pas ngjarjes. Rexha u akuzua fillimisht për vrasje, por më pas ai pranoi fajësinë për vrasje pa paramendim, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ dhe reshjet e shumta/ Policia Rrugore bën apelin e rëndësishëm për të gjithë
Previous article Totti: Më shkatërruan emocionet pas tërheqjes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT