Një gazetar britanik është dënuar me 10 vjet burg pasi ka rrahur gruan e tij për vdekje me një çekiç, në shtëpinë e tyre në Dubai.
Francis Matthew, u dënua në mungesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubait të dielën, pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij 62-vjeçare Jane Matthew, në Korrik të vitit të kaluar.
Ish-redaktori i gjuhës angleze në Gulf News, ishte përballur me rrezikun për t’u dënuar me vdekje.
Matthew fillimisht i tha policisë se grabitësit kishin hyrë në dhomën e tyre të gjumit duke vrarë gruan e tij me të cilën ishte i martuar prej 30 vjetësh.

METROGRAB: Newspaper editor admits accidentally killing his wife
A 60-year-old British newspaper editor told Dubai police that his wife had been killed by thieves who broke into their house before confessing that he accidentally killed her throwing a hammer at her, the UAE government said on Monday.
Francis Matthew, the editor-at-large of the Gulf News newspaper, has been charged with murder after admitting to detectives that he killed his wife Jane, 62, during a row at their coastal Dubai house last week, authorities said.
Photo credit: Jane Matthew/ Facebook
https://www.facebook.com/jane.matthew.7?pnref=friends.search
Megjithatë, ai më vonë, gjatë marrjes në pyetje tha se gruaja e tij ishte e zemëruar me të, pasi ata kishin borxhe dhe u duhej të shpërnguleshin.
Sipas The Independent, gazetari e kishte humbur durimin pasi ajo e kishte quajtur “dështak” dhe i kishte thënë se ishte detyra e tij të ndihmonte familjen financiarisht.
Matthew shërbeu si redaktor për Gulf News nga viti 1995 në 2005 dhe gjithashtu ishte shfaqur si komentator në televizion./tvklan.al


