Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në kryeqytetin shqiptar ndodhen përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” po zhvillohen aktivitete të ndryshe, parakalime të mbi 2500 ushtarakëve, mbi 100 mjete ushtarake dhe helikopterë. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë në aktivitet marrin pjesë ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s, ambasadorë, atashe të akredituar në vendit tone, parlamentarë, flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj. Gjithashtu të pranishëm janë Presidenti Meta dhe kryeministri Rama, që kanë shtrënguar duart të buzëqeshur, pavarësisht ndasive dhe deklaratave të forta në muajt e fundit për shumë cështje. Si pasojë e aktiviteteve që po zhvillohen është bllokuar qarkullimi në bulevardin kryesor.
Rama: Kosova duhet në NATO për të shmangur influencat e vendeve të treta
Të mos e harrojmë Presidentin Kenedi, që thoshte se ‘paqja nuk është e mirë e përditshme, por një proces i pandërprerë, përpjekje e përditshme’. Ekstremizmi i dhunshëm nuk është mposhtur, doktrina fanatike e tij nuk mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por edhe mendjes dhe shembullit të kësaj aleance. Nacionalizimi në rritje, kriza e refugjatëve, apo emigrantëve në Mesdhe dhe lufta kibernetike janë rreziqe reale. Aneksimi i Krimeve është nga dëshmitë e kësaj dukurie.
Anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë forcuar stabilitetin e Ballkanit duke mbushur vakumin pas ndryshimeve tektonike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar
” tha Rama.