• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
10 VITE NGA LIGJI ANTIMAFIA/ Administratori Kala: 225.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara
Home
Aktualitet
Kronikë

10 VITE NGA LIGJI ANTIMAFIA/ Administratori Kala: 225.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara

18 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar. Agjencia e Administrimit të aseteve te sekuestruara duke iu përgjigjur interesit të Report Tv tregon se në 10 vite nuk ka pasur asnjë blerës.

“Në duar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara aktualisht ndodhen pasuri me një vlerë të konsiderueshme totale prej 29.4 milionë eurosh, por shteti dështon t’i shesë pasuritë e paluajtshme apo makinat që u janë sekuestruar me vendim gjykate personave të lidhur me krimin“. Kështu deklaron për Report TV administratori i këtij institucioni Artur Kala, sipas të cilit “pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë dalë për shitje, por deri më tani nga të gjithë ankandet e zhvilluara nuk është shitur asnjë pasuri, nga rreth 20 pasuri te nxjerra në ankand”.

Sipas statistikave zyrtare, janë në total 3.6 miliardë lekë pasuritë në vlerë, të tilla si prona të paluajtshme, makina, mjete lundruese, por edhe llogari bankare, të cilat i administron institucioni i mësipërm. Kryesisht, këto pasuri rezultojnë të sekuestruara apo të konfiskuara në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e Sarandë. Nga këto, 25.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe vetëm 3.9 milionë euro janë ato të konfiskuara, pra kur pronësia i ka ikur pronarit të mëparshëm dhe i ka kaluar shtetit. Vitet e fundit, konfiskimi ka ecur me “hapin e breshkës”.

Kështu, nga 183 pasuri të sekuestruara, vetëm 6 janë konfiskuar në vitin 2018 dhe nga 41 të sekuestruara në vitin 2019, janë konfiskuar vetëm 5 prej tyre. Aktualisht AAPSK ka nën administrim 182 pasuri të sekuestruara. Po ashtu rezulton se nder asetet e luajtshme konfiskuar krimit si makina janë 15 mjete qe po vlerësohen nëse do shiten për skrap apo si mjete. Ndërsa pese qarqet ku krimi ka investuar kapitalin e tij tashmë të sekuestruar janë Tirana, Durresi, Fieri, Vlora dhe Saranda.

B.K./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIAGRA JO VETËM PËR SEKS/ Ekspertët japin lajmin e mirë, shëron edhe këtë sëmundje
Previous article MISTERI I VDEKJES SË NËNËS ME DY FËMIJËT NË BULQIZË/ Administratori i Ostrenit: Si i gjetëm të pajetë në kuzhinë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT