Darka e fundvitit është një prej përgatitjeve kryesore për të gjithë shtëpiaket, por jo vetëm.
Tashmë vitet e fundit Nata e Ndërrimit të Viteve është shndërruar në një traditë për të gjithë familjen, ku marrin pjesë të gjithë.
Në anët e tjera të botës ndodh që jo të gjithë të gatuajnë pjatat tipike të Vitit të Ri, siç mund të jenë përshëmbull ëmbëlsira e bakllavasë, gjeli i pjekur i detit, apo gatime të tjera tipike.
‘CNNTravel’ ka listuar disa prej gatimeve më speciale për këtë fundvit, duke i quajtur si risi të 2017-ës.
Duke shkuar nga rajoni lindor i SHBA-vë, deri në Meksikë, Spanjë, Austri, Gjermani, Holandë, apo edhe Bullgari pjatat e fundvitit ndryshojnë në formë, shije, dhe përgatitje.
10 pjatat më të veçanta të fundvitit për 2017 janë:
Hoppin’ John/ Amerika Jugore
Twelve grapes/ Spanjë
Tamales/ Meksikë
Oliebollen/ Holandë
Marzipanschwein or Glücksschwein/ Austri dhe Gjermani
Soba noodles/ Japoni
King cake/ gatim në të gjithë botën
Cotechino con lenticchie/ Itali
Pickled herring/ Poloni dhe vendet Skandinave
Kransekage/ Danimarkë dhe Suedi
Përgatiti: AlpeNews.al