Mamaja e një vajze vetëm 5 vjeç tha se vogëlushen e saj e dërguan në shtëpi që të vdiste, pavarësisht se po kalonte një atak astme.
Ellie-May Clark shkoi vetëm dhjetë minuta me vonesë për vizitë, por mjekja, Joanne Rowe, 54 vjeç, e ktheu mbrapsht për shkak të vonesës.
Rasti në fjalë ka tronditur Anglinë.
Ajo e dërgoi në shtëpi dhe as nuk e pa fare kartelën mjekësore.
Disa orë më vonë, vogëlushja ndërroi jetë.
Ellie-May ndërroi jetë teksa kishte rënë në gjumë.
Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se ajo ndërroi jetë për shkaqe natyrore, pasi nuk iu ofrua trajtimi që do i shpëtonte jetën.
Çështja ka përfunduar në gjykatë, ndërsa mamaja e vajzës thotë se “duhet të jetoj gjithë jetën me faktin se vajza ime u dërgua që të vdesë në shtëpi nga mjekja, vetëm pse ishim pak minuta me vonesë”.
Ajo kujton dhe çfarë i tha vogëlushja e saj.
“Mami, përse nuk do të më shohë mjekja,” e kishte pyetur ajo.
Avokati i familjes tha se “sistemi e çoi vogëlushen drejt vdekjes”.


