Turizmi është një nga potencialet e vendit tonë, nëpërmjet të cilit buxheti I shtetit mbush arkat e tij.
Bazuar në këtë, gjithnjë e më shumë po I kshtohen vëmendje elementëve të tij që nga infrastruktura dhe deri tek detajet e tjera që janë në intëresin e turistëve.
Së fundmi qeveris shqiptare ka menduar që të eleminojë problemet me energjinë elektrike në gjirin e Lalëzit duke ndërtuar një stacion të ri elektrik.
Ky projekt ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja ku italiania “Turismo.al” ndër të tjera shkruan:
Me ardhjen e sezonit veror, pranë Gjirit të Lalëzit u ndërtua një nënstacion I ri elektrik për të garantur furnizimin me energji elektrike të bregdetit. Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të nënstacionit të ri, deklaroi se rritja eksponenciale e turizmit të zonës
ARTIKULLI I PLOTË:
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike(OSHEE) do të investojë 10 milion euro në ndërtimin e një rrjeti të ri shpërndarës në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit.
Me ardhjen e sezonit veror, pranë Gjirit të Lalëzit u ndërtua një nënstacion I ri elektrik për të garantur furnizimin me energji elektrike të bregdetit.
Që prej vitit 1967, pra afro 5 vite, në këtë zonë nuk ishte kryer asnjë investim në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të nënstacionit të ri, deklaroi se rritja eksponenciale e turizmit të zonës , ku vetëm pak ditë më parë u nënshkrua një kontratë për dy hotele të reja me pesë yje, ndikoi që të bëhej një investim i tillë, që në fakt ishte i nevojshëm . ”
Është një destinacion me shumë perspektiva për zhvillimin e turizmit dhe veçanërisht tani që do të lindin hotele të reja, një furnizim normal i energjisë do të jetë i nevojshëm”, – tha Kryeministri.
Ndërsa Adrian Çela tha në vend se faza e dytë e projektit sapo ka filluar dhe se në sezonin tjetër turistik nuk do të ketë peobleme me energjinë elektrike.
Për më tepër, drejtori i projektit shtoi se nënstacioni do të përfshihet në sistemin e ri “SCADA”, i cili lejon kontrollin “online” të rrjetit, siç ndodh tashmë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Përgatiti: AlpeNews.al