AlpeNews.al ka zgjedhur si destinacion të ditës plazhin jugor të Himarës.
Në Himarë, mediet turistike të huaja shkruajnë se ke mundësinë të shijosh disa prej atraksioneve historike, argëtuese, si edhe fasilitete të tjera që kanë të bëjnë me shërbimet ekstra që hoteleria e qytetit zotëron, apo edhe ato që janë autentike për plazhin.
Plazhi i Livadhit, ai i Gjipesë, Kështjella e Porto Plermos, dhe ajo e Himarës janë top katër destinacionet turistike brenda qytetit.
“Trip Advisor” këshillon se fillimisht duhet të lidheni me guidat turistike që mund t’i gjeni në këtë faqe këtu (vetëm për turistët e huaj – only for ferign tourists) e që duan të vizitojnë këto atraksione.
Përveç kësaj, “TP” sugjeron se duhet të jeni të kujdesshëm për listën e çmimeve, dhe kursion e këmbimit valutor dukeqenëse disa prej këtyre vendeve pranojnë vetëm monedhën lek dhe euro.
Himara në “Trip Advisor” ka rreth mbi 10 mijë kërkime për vizitorë, që do të thotë se vetëm plazhi i këtij qyteti është një prej arsyeve përse të huajt duan të vijnë në Himarë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al me materiale nga TripAdvisor.






