• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
10 gjëra për burrat që ndoshta ti akoma nuk i di
Home
Lifestyle

10 gjëra për burrat që ndoshta ti akoma nuk i di

12 January, 2018 k.autor Lifestyle

Ata kanë sekretet dhe fiksimet e tyre, që shpesh i bëjnë të duken të vrazhdë dhe të pandjeshëm. Do që t’i njohësh më mirë? Vazhdo më poshtë…

1. Burrat duan të ndihen të dobishëm
Ata kanë mitin e heroit, që e nxjerr nga vështirësitë bukuroshen e tij, duke i zgjidhur çdo situatë të vështirë. Nëse iu kërkojmë diçka, ata e bëjnë me shumë dëshirë, sepse ndihen të të rëndësishëm.

2. Dashurojnë sportin
Ai të do ty, shumë. Por ama kur luan Juve, Inter, Nadal, Federer e ca të tjerë si puna e këtyre, ai nuk është më për askënd. Mjerë ti nëse e shqetëson në ato momente apo i del përpara ekranit.

3. Burrat nuk bëjnë dot dy gjëra njëkohësisht
Provo t’i flasësh ndërsa është duke lexuar diçka në internet. As që të merr vesh. Prandaj mos u nxeh nëse nuk kujton asgjë nga ato që i ke thënë dhjetë minuta më parë: thjesht nuk ishte duke të dëgjuar!

4. Mamin e ka pikë të dobët
Do të krahasojë gjithmonë byrekun tënd me atë të mamasë, mënyrën se si e hekuros ti këmishën dhe se si e bënte ajo, atë që thua ti dhe atë që thotë mami.

5. Ne flasim ata veprojnë
Burrat mund të na i tregojnë dashurinë duke na sjellë një lule apo duke i larë, fshirë të gjitha enët. Gjeste të vogla e të mëdha, që shpesh i nënvlerësojmë, por që në të vërtetë tregojnë shumë.

6. Janë narcizistë dhe vanitozë
Studimet më të fundit e vërtetojnë: gjithnjë e më shumë burrat po tërhiqen nga sallonet e estetikës, masazhet, trajtimet e fytyrës dhe depilimi. Herë pas here nuk bën keq t’i thuash se është shumë i bukur. Kurajo!

7. Janë konkurrues
Për çdo gjë burrat duhet të bëjnë garë për të vendosur se cili është më i miri dhe më i fortë se ata. Në punë, në sport, shpesh edhe në çift: pjesa më e madhe e meshkujve ka nevojë për konkurrencë.

8. Nëse dashurohen, është përgjithmonë
Nëse e gjejnë, të jeni të sigurta se bëhen besnikë dhe të devotshëm, me pak fjalë, burra model. Me kusht që të jenë përherë në qendër të vëmendjes.

9. Dinë të bëjnë punë shtëpie
Madje i bëjnë edhe mirë se ne! Nëse vendosin që shtëpia të shkëlqejë, përkushtohen me trup e me shpirt për ta bërë të tillë. Mjaft me stereotipin e burrit alla Homer Simpson, që me të hyrë në shtëpi hidhet mbi divan, merr një birrë në dorë. Nuk e beson? Vëre në provë!

10. Qajnë. Ndoshta fshehur, por qajnë
Duken me zemër të gurtë, që nuk kanë kurrë frikë, sepse natyra dhe shoqëria ua imponon këtë rol. Por edhe ata qajnë kur marrin fëmijën e tyre për herë të parë në dorë, u dridhet zëri kur shqiptojnë frazën “Përjetë me ty. Në të mirë e në të keq”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Swansea City emëron trajner të ri
Previous article Si ta eksitosh atë nisur nga shenja e horoskopit. Binjakët duan fjalë të pista, Peshqit fjalë dashurie…

k.autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT