• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
10 DITË I ZHDUKUR/ Edhe SHISH në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, asnjë gjurmë…
Home
Aktualitet
Kronikë

10 DITË I ZHDUKUR/ Edhe SHISH në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, asnjë gjurmë…

18 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët. Burime nga Policia i thanë Report Tv se hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë” .

Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij

Përmes qelizave telefonike po tentohet gjetja e vendndodhjes së fundit të këtij personazhi shumë të njohur, por deri në këtë fazë, policia dhe Shërbimet Informative duhet të gjejnë numra telefoni të përdorur nga Martinaj.Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person

Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj, i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON RAUNDI I PARË I TAKIMIT KURTI-VUÇIÇ/ Në selinë e BE-së edhe Escobar
Previous article ATENTATI ME DY VIKTIMA/ Alibeaj: Shteti është dorëzuar përballë krimit, përgjegjësia është e kryeministrit...

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT