• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 bastet e humbura të LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit: Marrim 40 deputetë!
Home
Ekskluzive

10 bastet e humbura të LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit: Marrim 40 deputetë!

30 April, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Monika Kryemadhi ishte nga të vetmet lidere që per zgjedhjet e 25 prillit foli me shifra, persa i perket mandatave.

Shpresa për 40 deputetë në gjithe Shqiperinë dhe 90 mandate te opozitës së bashkuar u shua shpejt teksa LSI mundi të sigurojë vetëm 4.

Shifër kjo që për objektivat e Kryemadhit duket sot tërësisht e papërfillshme duke qenë se 4 deklaronte se do merrte vetëm në Durrës, shkruan AlpeNews.al

Ja kush janë 10 bastet e humbura të LSI:

1.Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Open” se LSI do fitojë mbi 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Fakt: LSI mori vetëm 4 deputetë ne të gjithë Shqiperinë.

2.Më datë 7 prill, Kryemadhi deklaroi se në Tiranë LSI do arrinte te fitonte 11 deputetë.

Fakt: LSI mundi te nxjerrë vetem dy mandate deputeti, një të Monika Kryemadhit dhe tjetrën të Erisa Xhixhos.

3.Kur procesi i votimit po mbyllej me 25 prill, Kryetarja e LSI deklaroi ne një konferece se pjesemarrja e jashtezakonshme do i sillte opozites së bashkuar 90 mandate.

Fakt: Opozita Bashkuar fitoi vetem 63 mandate.

4. Teksa fushata po zhvillohej Kryemadhi u shpreh nga Berati se me Lefter Maliqin do të merrnin mandatin e katërt në këtë qytet.

Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat ne qarkun e Beratit.

5. Në një video të publikuar nga kryetarja e LSI, Kryemadhi u shpreh se fitorja fillon nga Elbasani.

Fakt: Në Elbasan LSI mori 0 deputetë, dhe as vetë Kryemadhi nuk mori vota mjaftueshëm.

6. Besimplotë, Kryemadhi tha pak muaj me parë se në Durrës forca e saj do te merrte 4 mandate deputetësh: “LSI do ta fitojë garën me 4 deputetë në Durrës”.

Fakt: LSI nuk mori asnjë mandat në Durrës.

7. Një tjeter bast i humbur thellë, është edhe Vlora. Duket se LSI ka pretenduar për 3 mandate ne ate qark.

“Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta.”

Fakt: LSI nuk mori as edhe një mandat në Vlorë. Kujtojmë se Vlora u kthye edhe në qytetin “betejë” nga Presidenti Meta, ish kryetar i LSI.
8. “LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakolare”, shprehej Kryemadhi 1 java para zgjedhjeve. E vërteta?
Fakt: Në Shkoder LSI arriti të sigurojë vetëm një mandat deputetit, atë të Agron Çelës.
9. Në nje dalje për mediat, kryetarja e LSI u shpreh se do të faktoheshin votat e blera nga Rama.
Fakt: Kandidati per deputet i LSI Etjon Joka është shpallur ne kerkim policor pas pergjimit që e nxirrte hapur  me zë e me figurë duke dhene para për votën teksa një tjeter kandidate,Mimoza Trimi u arrestua 1 ditë para zgjedhjeve po për shitblerje votash.
10. “Kryemadhi: Më 25 prill, Shqipëria shkon drejt Europës, ndërsa Rama drejt gropës”.
Fakt: Shqiperia po shkon vertetë drejt Europës, por siç u pa dhe nga vota e shqiptarëve, Rama nuk iku drejt gropës.
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO EPIKE/ Demokrati i zhgënjyer: Pusho thonë këta, po na dhemb o, se ka tetë vjet që na e fut Rama.
Previous article I ARRATISUR PREJ 17 VITESH/ Policia italiane arreston të riun shqiptar me 150 mijë euro kokainë

F.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren Aktualitet

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT