Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” një rëndësi të veçantë i kushtojmë këndvështrimit të të huajve për Shqipërinë, ku artikujt e gazetave ndërkombëtare janë në fokusin tonë.
Thënë kjo pasi janë indikator i rëndësishëm për mënyrën se si pasqyrohet Shqipëria në “syrin” ndërkombëtar.
Së fundmi prestigjozja “Forbes” rendit 10 vendet ku mund të udhëtosh për të përjetuar aventura fantastike, ku ndër to është edhe Shqipëria.
Ja çfarë shkrun revista”Forbes” për Shqipërinë: “BikeHike Adventures” ka nisur nje turne nëntë ditore që fillon dhe mbaron në kryeqytetin shqiptar ne Tirane.
Turi në Ballkan me nisje nga qershori deri në shtator, ky udhëtim përfshin shumë vizita në fshatra dhe ferma të vogla.
Një faktor i vene ne dukje është tansportimi ne në një nga rrugët klasike të Shqipërisë, përgjatë një kalimi prej 1,760 metrash që për shumë shekuj ka lidhur luginat akullnajore të Valbones dhe Thethit.
Eksploruesit ballkanik do të ngjiten në Alpeve Shqiptare dhe e gjitha kjo ka një çmim prej 2.699 dollarë për person.
Për të lexuar më shumë mbi vendet e tjera ku mund të kaloni udhëtime me aventura dhe dinamike, sipas “Forbes”, klikoni këtu.
Përgatiti: AlpeNews.al



