Dita e nesërme (data 21 nëntor) do të përkojë me 1-vjetorin e vdekjes së këngëtarit të ri Ergi Dini.
Por sot pikërisht një ditë para motra e tij gjithashtu këngëtare Barbana Dini e ka përkujtuar në rrjetin e saj social instagram përmes një postimi ku shkruan: “Zot, ma mbaj afër vetes! Më ka marrë malli për TY dhe për veten time kur isha me ty…”-përfundon Barbana.
Ergi Dini ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti fatal me motor së bashku me shokun i tij Kejdi Halili.



