Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir, ashtu siç paralajmëroi sot në mëngjes me një postim në Facebook, ka dalë në një konferencë për shtyp.
Përball medias Tahiri u shpreh se ai kishte heshtur përgjatë kësaj kohe vetëm për respekt të hetimeve.
Pjesë nga deklarata
Kam zgjedhur të mos bëj politikë por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë letra e gjysma lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin.


