• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 TON KOKAINË NË SPANJË/ Del FOTO: Ja kush është Julian Deblini, shqiptari i ARRESTUAR…
Home
Breaking News

1 TON KOKAINË NË SPANJË/ Del FOTO: Ja kush është Julian Deblini, shqiptari i ARRESTUAR…

4 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacioni “Start” i policisë spanjolle, DEA-s dhe EUROPOL ku u arrestuan 2 bosët shqiptarë të trafikut të kokainës me 1 ton drogë dhe 1.55 milion euro cash, është shtrirë dhe në Shqipëri. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet e pasurisë për dy shqiptarët të cilët sipas policisë spanjolle janë në krye të këtij grupi kriminal.

Burimet kanë sqaruar përfundimisht identitetin e tyre: Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Shqiptari i dytë i kapur në Madrid quhet Julian Deblini, 35 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Materialet i janë referuar Krimeve të Rënda dhe verifikimet po kryhen në bazë të ligjit anti-mafia ku do të përfshijnë jo vetëm dy personat por dhe lidhjet e tyre familjare.

Zyrtarisht Julian Dublini nuk figuron as në regjistrin kombëtar të shtetasve as dhe në atë të bizneseve në vendin tonë.

Report Tv siguron ekskluzivisht foton e Deblinit i cili u prangos në Spanjë. Ndërsa Arjan Ndoci rezulton se është vëllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci. Në sitën e verifikimeve do të kalojnë ne fakt të gjitha pronat e familjarëve të Arjanit, përfshirë edhe ato të vëllait të tij biznesmenit të Viktor Ndocit njohur si biznesmeni i një nga Qendrave Tregtare të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar e shumë pallateve.

Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë Arvi të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.

Verifikimet sipas burimeve për Report Tv nga Krimet e Rënda do të kryhen në zyrat e hipotekës, bizneset, bankat e nivelit të dytë, pronësitë mbi automjetet dhe agjencitë e transfertave dhe këmbimeve valutore. Pas verifikimeve nga policia dhe prokuroria dosja do kalojë në Gjykatë për vënien e pasurive nën sekuestro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E kërkon gjitha Evropa, por ky do të jetë ekipi i ri i Kluivert
Previous article Banda e SHQIPTARËVE në Finlandë/ Dënohen për trafik droge dhe armëmbajtje pasi u... (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT