Në datën 1 Qershor do të rihapen në të gjithë vendin çerdhet dhe kopshtet, pas një periudhe më shumë se dy mujore izolimi nga pandemia Covid-19.
Kjo datë, ku fëmijët do t’i kthehen aktiviteteve ditore përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Mirëpo, kjo rihapje nuk do të jetë e lehtë si për edukatoret, prindërit edhe për vetë vogëlushët, pasi ata duhet të zbatojnë masat e reja të nevojshme, të vendosura për parandalimin e koronavirusit.
Këto masa janë vendosur nga Insituti i Shëndetit Publik dhe pasqyrohen hapat që duhet të ndiqen nga dërgimi dhe marrja e fëmijëve deri te distancimi social mes tyre, shkruan Newsbomb.al
Disa prej masave të miratuara nga Komitetit teknik i Ekspertëve janë:
1.Fëmijët do të shoqërohen vetëm nga njëri prind në momentin e dorëzimit dhe marrjes së tyre në çerdhe/ kopshte, duke përjashtuar këtu gjyshërit apo pjesëtarë të tjerë të familjes.
2.Prindi do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe do të presë në distancë 1.5 m nga prindërit e tjerën deri në momentin e dorëzimit.
3. Fëmijëve do t’u matet temperatura të paktën 2 herë në ditë dhe pastrami i duarve me solucion higjenizues. Ndërsa ata që kanë probleme shëndetësore nuk do të lejohen të rikthehen në çerdhe/kopshte.
4. Në një tavolinë me 10 karrige duhet të ulen vetëm 5 fëmijë. Fëmijët e një grupi duhet të qëndrojnë në të njëjtën sallë/dhomë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.
5. Fëmijët nuk do të përzihen me grupe të tjera as në kohën e pushimit, ndërkohë që dhomat e gjumit do të shfrytëzohet e gjithë hapësira që ata të jenë larg njëri tjetrit.
6. Nuk do të lejohet organizimi i festave të ditëlindjeve të fëmijëve në kopsht.
7. Lodrat e fëmijëve do dezinfektohen, ndërsa ato që fëmijët i fusin në gojë nuk do të lejohen/ Lodrat prej cope do të lahen në lavanderi dhe do të përdoren gjithmonë nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes.
8. Fëmijët e vegjël që kanë nevojë të ndërrohen, do të lahen në kujdes të veçantë higjieno-sanitar.
9. Personali duhet të jetë i pajisur me doreza/maska, përfshi këtu kuzhinierët, të cilët duhet të lajnë duart para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, si dhe të lajnë sipërfaqet dhe enët që përdor për gatim.
10. Prindërit do të nënshkruajnë një rregullore para se të vendosin të sjellin fëmijët në çerdhe/ kopsht, ndërsa për çdo kërkesë rekomandohet komunikimi elektronik për të shmangur kontaktin fizik. Ai nuk duhet të futet në ambientet e institucionit për asnjë arsye.
Ai duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar, si dhe në rast se fëmija paraqet shenja të sëmundjes duhet të paraqitet për ta marrë jashtë orarit të përcaktuar./ Newsbomb.al