• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 MILION EURO KUSHT/ Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me para
Home
Aktualitet
Kronikë

1 MILION EURO KUSHT/ Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me para

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria spanjolle në Pontevedra ka mbyllur hetimet për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë që trafikonte heroinë nga Evropa Lindore drejt Spanjës gjatë vitit 2016. Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve. Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë. Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro. Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ballkani Perëndimor, ka ardhur koha për të vepruar
Previous article Bëni kujdes! Këto shenja tregojnë që ju keni dëmtim nervash!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit Aktualitet

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT