Një kompani britanike e prodhimit të ilaçeve, është në garë me kohën për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, me synimin për të dyfishuar kapacitetet prodhuese.
“Qëllimi ynë është të mos lëmë asnjë pa vaksinë”, tha CEO i kompanisë Astra Zeneca, Pascal Soriot. Kjo pasi bëri një marrëveshje me një numër partnerësh, përfshirë Bill Gates. Ky i fundit ka deklaruar se do të ndihmojë me investim vendet me të ardhura të ulëta.
Soriot shtoi se Astra Zeneca kishte rënë dakord me Serum Institute of India, prodhuesi më i madh në botë i vaksinave sipas vëllimit, për të furnizuar me një miliard doza.
Marrëveshjet, të mbështetura nga Organizata Botërore e Shëndetit, u bënë gjithashtu me grupin e reagimit të epidemisë CEPI dhe aleancës së vaksinave GAVI, e cila priti një samit global vaksinash në Londër të enjten, ku Presidenti Donald Trump dha një mesazh.
“Koronavirusi ka treguar se është i egër, nuk diskriminon, nuk përzgjedh”, tha ai.
Edhe pse dhjetëra kompani po përpiqen të gjejnë një vaksinë, është e paqartë nëse mund të krijohet një vaksinë për të luftuar koronavirusin.
Sidoqoftë, partneriteti i AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit tashmë ka marrë më shumë se 1 miliard dollarë fonde për zhvillimin e vaksinave nga ShBA.
Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar siguroi 300 milion dozat e para të vaksinës së mundshme, të quajtur AZD1222, muajin e kaluar. ShBA ka prenotuar 100 milion të tjera.