Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të programit “1 miliard për rindërtim”, aksit Kashar – Thumanë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama, theksoi rëndësinë e posaçme të këtij segmenti për infrastrukturën rrugore të vendit.
Sipas tij, “ky aks rrugor siguron ndërlidhje më të shpejtë dhe më të sigurtë të veriut me kryeqytetin”.
“Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të Programit 1 Miliardë për Rindërtim, aksi Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam🇦🇱
Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurtë e Veriut me Kryeqytetin #StandardeBE🇪🇺”, shkruan Rama.