• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1.8 miliardë euro/ Rruga që “SHKUNDI” xhepat e shqiptarëve, asnjë shtet në Europë s’ka…
Home
Sociale

1.8 miliardë euro/ Rruga që “SHKUNDI” xhepat e shqiptarëve, asnjë shtet në Europë s’ka…

9 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për rrugën Durrës-Kukës përbën një rekord, jo vetëm për rajonin, por edhe në Europë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total buxheti ka paguar 1.2 miliardë euro për ndërtimin e autostradës me gjatësi 170 kilometra.

Ky është një nga rastet e rralla, kur një vend shpenzon 13 për qind të Prodhimit Kombëtar në një vepër të vetme publike. Por, kjo shifër nuk e tregon të plotë faturën që shqiptarët kanë paguar në emër të rrugës Durrës-Kukës.

Para se kjo vepër të ndërtohej, qytetarët kanë paguar edhe 200 milionë euro të tjera përmës taksës “Majko”. Këto para u mblodhën për ndërtimin e Rrugës së Kombit u shpenzuan nga qeveria e atëhershme për qëllime të tjera.

Në total janë 1.4 miliardë euro. Por edhe kjo është vetëm fatura direkte. Kostoja e vërtetë e rrugës është shumë më e madhe për shkak të pasojave zinxhir në financat e shtetit.

Në periudhën 2008-2009, për të përballuar faturat e rrugës, qeveria e rriti borxhin publik me 6 për qind në vetëm dy vjet. Dalja e financave të shtetit nga kontrolli sjell rritjen e interesave të borxhit, por edhe zhvlerësim rekord të lekut brenda një kohe të shkurtër.

Borxhi publik i Shqipërisë vazhdoi të rritet edhe pas 2009-ës duke arritur deri në 73 për qind të Prodhimit Kombëtar. Ndonëse, në vitet më vonë borxhi u përkeqësua edhe nga kriza globale, rruga Durrës-Kukës ishte goditja fillestare që lëkundi themelet e financave të shtetit. Kostot janë duke i paguar sërish qytetarët taksave më të larta.

Krahasuar me vitin 2012, qeveria e ka rritur barrën fiskale me 400 milionë euro në vit. Por, as këto para nuk mjaftojnë për të mbyllur faturën e rrugës Durrës-Kukës.

Për 30 vitet e ardhshme qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 400 milionë euro të tjera, për përfundimin e autostradës dhe mirëmbajtjen e saj, jo nga paratë shtesë që qeveria mbledh nga taksat, por pjesa më e madhe si pagesa direkte kur të kalojnë në këtë rrugë.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marcello Lippi: Allegri mund të bëhet Ferguson i Juventusit
Previous article LINDITA ARAPI/ Prapë "vijat e kuqe" në Siri

F.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT