• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1.5 TON DROGË E FSHEHUR NË DY FURGONA/ Kush ishte DESTINACIONI i “porosisë”? Të dyshuarit…
Home
Breaking News

1.5 TON DROGË E FSHEHUR NË DY FURGONA/ Kush ishte DESTINACIONI i “porosisë”? Të dyshuarit…

5 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për efekt hetimi, Policia e Gjirokastrës nuk dha asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e personave të dyshuar për kultivimin dhe tentativën e trafikut të 1.5 tone droge qe u gjeten ne dy furgone ne fshehur gjate nje aksioni te zhvilluar dje.

Burime nga Policia bënë të ditur se janë duke hetuar me metoda speciale dhe shumë shpejt mund të ketë arrestime të të implikuarve. Dyshohet se ata do të viheshin në këto ditë në lëvizje për ta transportuar drogën drejt detit dhe më pas për në Itali.

Por nuk përjashtohet as dyshimi se destinacioni ka qenë Greqia dhe transporti do të bëhej në rrugë tokësore nëpërmjet Kakavijës.

“Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 283/ 1, 278 dhe 280 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës.

AKSIONI

Policia e Memaliajit ndërhyri dje në afërsi të fshatit Leshnje, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa, nga ku u gjetën të fshehura dhe të mbyllura brenda dy furgonëve të bardhë të markës ‘Mercedes Benz’ me targa të falsifikuara. 

Sipas Policisë, në brendësi të automjeteve janë gjetur 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). Operacioni ka nisur si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë, për evidentimin e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Sipas Policisë, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll, me qëllim shmangien e kontrollit. Blutë nuk dhanë detaje në lidhje me trafikantët e kësaj sasie droge dhe posedimit të armatimit, pasi siç bëhet e ditur, operacioni tashmë po ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Në lidhje me sasinë e drogës së bllokuar, Policia bëri të ditur në njoftimin e saj se ajo është prodhuar më herët dhe se madje një pjesë e saj ishte e ngurtësuar dhe drejt dekompozimit. Por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se sasia është duke u analizuar, duke mos përjashtuar faktin se kemi të bëjmë me një sasi të kultivuar së fundmi, pikërisht afër zonës ku edhe u gjet e ngarkuar.

ÇFARË U GJET

“Në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me çelësa dy furgona të bardhë të markës ‘Mercedes Benz’ me targa të falsifikuara. Gjatë kontrollit, grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht: 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa (prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit)”, thuhej në njoftimin e Policisë së Gjirokastrës. Tepelena rezulton në hartën e zonave të nxehta, sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Në vitet e kaluara janë sekuestruar mijëra rrënjë bimësh të kultivuara. Kjo është sasia më e madhe e kapur për këtë vit në këtë zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET TEK INTERI/ PERISIC duket i bindur që do LARGOHET, zbuloni klubin e ri
Previous article "Të kanë kafshuar"/ Françeska Jaçe sqaron shenjën në të pasmet e saj (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT